Muharrem Svarqa: Jetëshkrimi i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Abdullah Musliut, në Muzeun e Ferizajt

12.12.2017 17:06:39

z. Muharrem Svarqa gjithnjë e më shumë më punën e tij po e bindë qytetarin ferizajas se ishte i kujdesshëm, si më paranë publike ashtu edhe me ruajtjen e kultusës dhe trashëgimisë tonë.  Svarqa sot në një postim në facebook shprehet i gëzuar që tashme në Muzeun e Ferizajt do të gjendet Jetshkrimi i veprimtarit e shquar të çështjes shqiptare z.  Abdullah Musliut.

Muharrem Svaeqa në këtë postim bëri thirrje qe Historisë tonë kombëtare t’ i kushtohet më shumë vëmendje e posaçërisht artfakteve ku paraqitet epopeja e lavdishme e popullit tonë.

Postimii plotë i z, Svarqa në facebook:

Jetëshkrimi i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Abdullah Musliut i shkruar nga dora e tij nga sot gjendet në muzeun e Ferizajt.

Si dokument i rëndësisë së veçantë më është besuar mua deri tani, ndërkaq tani e tutje në muze shpresoj se do të gëzojë kujdesin dhe ruajtjen e duhur.

Historia jonë e shkruar ka nevojë për një vëmendje më të mirë prandaj kjo iniciativë le të shërbej si thirrje për kujdes sa më të mirë ndaj artefakteve e shënimeve ku paraqitet e kaluara jonë e lavdishme.