MURANA E GJEÇOVIT U DËMTUA NGA STIHITË E NATYRËS DHE FERA E FORTË

24.12.2017 19:28:09

Kohët  kanë  treguar  se duhet  shumë mend, dituri e vendosmëri për të vendosur për  ndërtimin  e ndonjë monumenti  që ka rendësi  historike, kulturore e kombëtare të cilin nuk do ta vinte  koha  në pyetje

Nga kjo mund të konstatojmë se s i nëntoka ashtu edhe mbitoka, që posedojnë monumente arkeologjike, duhet të mbahen e të pasurohen me elemente të reja plotësuese,  të  mos lihen pasdore.. Konkretisht, në Zym u bënë 46 –vjet që organizohet manifestimi letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”, të cilin e organizon Shoqata Letrare “Shtjefën Gjeçovi” në bashkëpunim me Drejtorinë  e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren dhe Ministria e Kulturës Shtetërore e Kosovës.. Bazuar në këtë aktivitet, nuk duhet  lejuar dëmtimin e objekteve të trashëgimisë kulturore që kanë vlera historiko-kulturore siç është Murana e Shtjefën Gjeçovit në fshaitn Shëngjergj, sfër Zymit e cila ka vite që ka filluar dëmtimi  iI  saj nga stihitë e natyrës. Murana u ndërtua ndër vitët 1969/70 nga I ndjeri Muhamed Shukriu çka don të thotë se deri më sot janë bërë rreth 50-vjet (një gjysmë shekulli) nga kur nuk është investuar as që është  bërë ndonjë përkujdesje ngga Instituti për Mbrojtjen e Trashëgimmisë Kulturore-historike në Prizren, nën mbrojtjen e së cilës është.. Në vjeshtën e këtij viti më 30 nëntor 2017, nga era e forte i është dëmtuar e shpluar kulmi i mbuluar me rrasa gurësh si dhe I është dëmtuar muri I saj si dhe I ka rënë malltari I brendshëm I objektit.

Të kem mbikqyrje ndaj monumenteve që mbohen me ligj, sidomos për Gjeçovin që dha shumë vepra historike-letrare e shkencore për trashëgiminë tone kombëtare.  Mbi kulmin e Muranës kanë dalur(kanë bi) dy drunjë si “brina të djallit” të cilët kanë për ta vrarë (shituar) dikend, nga ky komuntet, nga komuna apo nga Qeveria e Shtetit – Nëse renovihet do të shpëtojkam !?  Atdhetarit Sh.Gj. iu qenë organizuar tri prita nga tre-katër persona të organizuar nga pushteti serbosllav. Prita e tretë në Rrezinë të vreshtave të Zymit e vrau, më 14 tetor 1929, deklaroi Sherif Kerhani, bashkudhëtar me të ndjerin . ((kjo paraqitje le të shërbejë edhe si kërkesë, lutje e intervenim për renovim).

Zym, 24.12.2017                                                                                                Nikollë Kërhanaj