Mustafa konsulton dokumentacionin e KOSTT-it për Demarkacionin

13.09.2016 15:46:26

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa,  ka pritur sot në takim kryeshefin ekzekutiv të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Mustafë Hasani na vazhdën e konsultimeve për eliminimin e dilemave të ngritura në procesin e shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjatë këtij takimi, ndër të tjera, u konsultua edhe dokumentacioni i cili daton që nga viti 1977 lidhur me shtrirjen e largpërçuesve të Kosovës në brezin kufitar me Malin e Zi dhe kufirin ndarës ndërmjet dy vendeve, sa i përket shtrirjes dhe menaxhimit të linjës së transmisionit.

 

Ishte konstatim i përbashkët se dokumentacioni i cili ndodhet në arkivat e KOSTT-it do t’i kontribuojë sqarimit të plotë të procesit të shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, thuhet në një komunikatë për media.