Mustafa për Jevtiq: Nëse nuk dorëhiqet e shkarkojmë

01.04.2017 14:20:04
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar  ministrin për Kthime dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq se nëse nuk jep dorëheqje do të shkarkohet.

Muajin e kaluar, prokuroria ka ngritur një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj ministrit Jevtiq.

Ndërsa, Mustafa i pyetur për këtë të shtunën nga gazetarët ka thënë se Qeveri është instaluar n jë praktikë, ku çdo ministër i akuzuar duhet të dorëhiqet ose shkarkohet.

“Është një praktikë që e kemi instaluar në qeverisje që çdo ministër i akuzuar duhet të tërhiqet vetë ose ta shkarkojmë. Ne do të bisedojmë me Listën Serbe për këtë rast. Jo që të bëjmë kompromise por që ta realizojmë qëllimin ashtu siç kemi vepruar me ministrin (Ferid) Agani dhe me zëvendësministrin Gashi që janë tërhequr vetë”, tha Mustafa.