Në Gostivar filloi mbjellja e druve dekorativ në brendi të qytetit

01.04.2017 14:07:19

Në Komunën e Gosstivarit vijon projekti për gjelbërimin dhe mbjelljen e druve dekorativ në brendinë e qytetit. Aksioni i radhës, njofton Komuna e Gostivarit ka përfshirë sipërfaqen përgjatë rrugës “Sedek Kostovski”, njofton AIM.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta, i cili tha që ndër prioritet e komunës mbetet mirëmbajtja e gjelbërimit dhe mbjellja e druve në mjediset publike.

“Në të njëjtin vend para dy viteve mbollëm dru dekorativ që i kishim donacion nga Shqipëria, por që për shkak të kushteve klimatike u thanë dhe nuk i rezistuan klimës që kemi në vendin tonë. Si komunë i kushtojmë rëndësi gjelbërimit dhe kemi mbjell shumë drunj me qëllim edhe të pastrimit të ajrit dhe shmangies së pluhurit”, deklaroi Bejta.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parkingje dhe gjelbërime” Memetali Emri, tha se po bëhet ripërtëritja e drunjve që pësuan nga kushtet e rënda klimatike në stinën e dimrit.

Kjo ndërmarrje këto ditë vijon me rregullimin e hapësirave të gjelbra në oborret e banesave kolektive, përgajtë shëtitores së qytetit, parqet dhe mjediset tjera publik.