Vetura shkel këmbësorin në Prishtinë (Video)

01.04.2017 13:52:39

Një veturë ka shkelur një këmbësor në Rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë .

Në videon e postuar nga ky aksident shihet se personi i aksidentuar ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga vetura.

Nuk dihet për gjendjen shëndetësore të aksidentuarit dhe natyrën e lëndimeve të pësuara, por nga pamjet në video dyshohet se viktima është shkelur nga vetura në vendkalimin për këmbësor.