Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa: Vendimi i Presidentit Trump, mbron vlerat njerëzore

07.04.2017 21:38:05

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në Twiter se vendimi i Presidentit Trump për të sulmuar bazën ajrore të Sirisë, mbron vlerat njerëzore.

“Vendimi i Presidentit Trump për të sulmuar bazën ajrore të Sirisë, për shkak të përdorimit të armëve kimike, mbron vlerat njerëzore. Kosova e përkrah këtë veprim”, ka shkruar Mustafa.