Mustafa vlerëson lart Avdullah Hotin

31.05.2017 21:21:46

Kryeministri Mustafa, që gjithnjë e më shpesh po paraqitet vetëm si kryetar i LDK-së, pas tubimit në Fushë Kosovë, Avdullah Hotin e ka quajtur kryeministër të Qeverisë së Shpresës që do ta shndërrojë këtë komunë në zonë të fuqishme të zhvillimit të industrisë dhe bujqësisë.

“Fushë Kosova i ka qëndruar përherë besnike Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke u bazuar në vlerat dhe qeverisjen në shërbim të plotë të qytetarëve, që LDK ka ofruar.

Qeveria e Koalicionit të Shpresës, e udhëhequr nga kryeministri Hoti, në katër vitet e ardhshme, me ekspertizën dhe vizionin ekonomik që posedon, do ta shndërrojë Fushë Kosovën në zonë të fuqishme të zhvillimit të industrisë dhe bujqësisë.

#BashkëTëVendosur” – thuhet në një postim të kryeministrit Mustafa në facebook.