Thaçi garantoi zero tolerancë për shkelësit e votës

31.05.2017 21:22:55

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë thirrje tek qytetarët e Kosovës, që të mbahen zgjedhje të lira demokratike e të organizuara mirë.

Tutje në mesazhin e tij dedikuar zgjedhjeve të 11 qershorit, Presidenti Thaçi, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ketë zero tolerancë për çfarëdo shkelje të këtij procesi.

Presidenti Thaçi madje pati dhe një mesazh të veçantë për ata të cilët votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 11 qershorit, ata i quajti ”Gjeneratë të lirisë”.

Për më shumë ja mesazhi i plotë i Thaçit dedikuar zgjedhjeve të parkahoshme parlamentare që do të mbahen më 11 qershor.