Napoli, “shuplakë” Lazios në “Olimpico”

09.04.2017 22:37:21

Super Napoli fiton duelin e drejtëpërdrejtë me Lazion për një vend në Champions, një 3-0 ndaj kryeqytetasve që blindon vendin e tretë duke mbajtur 7 pikë Lazion. Në këtë mënyrë Hysaj fiton derbin e shqiptarëve me Strakoshën me të dy futbollistët e Kombëtares që ishin titullarë. Napoli në avantazh që në minutën e 25 me Callejon që coi topin lehtësisht në rrjetë pas goditjes së Hamsik.

Napoli ishte superior dhe gjeti golin e dyfishimit në pjesën e dytë, me Insignen që mposhti për herë të dytë Strakoshën.

Goli i 13  në kampionat për Insigne që thyen rekordin e tij personal në një sezon të serisë A e madje shënoi edhe në 14 në minutat e fundit duke kompletuar dygolëshin e tij personal për të vulosur rezultatin.