Nata e parë e tiranses në Turjakë

30.05.2018 10:09:09

 

(Vazhdon nga numri i kaluar, pjesa e gjashtë)

 Sanija kishte fjetur at natë me kusherirat, qikat turjakase në shtëpinë e axhës së babait të saj, Sylës. Dhoma që flenin qikat, ishte në katin e dytë dhe kishte dy dritare të vogla që shihej lumi Mirusha si në pëllëmbë të dorës. Livadhet ishin plotë me barë e me lute. Pas livadheve shihej Vakafi i Lubizhdës me lisa të trash që dy burra të fortë, si Sahit Jemini nuk mund tä përthekonin lisin. Vakaf i thonin pasi që ishte pronë e katundit dhe kur vdiste dikush, shkonin disa burra dhe e prenin një lis me sharra e me sakica. Drrasat e lisit i futnin në vorr, të cilin gjithashtu e hapnin disa djem të fortë të katundit.

 

Carravrana, Damaneku dhe Turjaka kishin shumë zabele me drunj, qarr e bung, që askush nuk i prente vetëm nëse dikush vdiste apo, lisat i përdornin për ndërtimin e ndonjë  ure, mullini apo Xhamie. Bile thonin katundarët, me prek në Vakaf, të ndodh ndonjë e keqe e madhe, ta qon Zoti, kah se kujton.

 

Xhami nuk kishte Turjaka. Dy herë kishin vendosur katundi që ta ndërtojnë një Xhami në mes të katundit por prap nuk e kishin ndërtua. Edhe guart i kishin bajtur kur Avdyl Imeri, Ilazi e Sylë Sahiti e kishin falur një arë që ishte në mes të oborrit të Xhel Nurqit e Amrush Bajramit, Sadri Metës, Din Haxhisë, Cufë Mllanaviqit e Islam Maliqit, i kishin largua përsëri. Në mes të arës ishte një arrë aq e madhe sa nuk kishte askund aso arre në Turka qysh kur i kishin prishur vneshtat.

Turjaka dikur kishte pasur vneshta me rrush, pjeshka e pemë tjera sikur të ishte Rahavec ndërsa tash kanë mbetur vetëm emrat e vneshtave “Ara te Molla” që ishte afër arave të Dul Jetullahit e Kajtazëve.

 Atherë turjakasit kishin vendosur që ta ndertojnë Xhaminë te Kerrshinat në mes të mahallës së Goqve, mahallës cë Vogël dhe Turjakës (mahallës së Madhe), në trojet ku tash i kanë ndërtua shtëpite djemt e Ali Metë Jeminit, por prap nuk ishin pajtua .

Thuhet se Mulla Haliti kishte pasur dëshirë që aty të ndërtohet Xhamia. Ai ishte hoxhë por nuk kishte ndejtur në Turjakë për shkak të një ngatrrese që kishin pasur me një familje. Më vonë Mulla Haliti kishte shkua në Samadraxhë, deri në “pension). Ka vdekur në kohë “lufte” me 1999 në Malet e Turjakës. Mulla Haliti nuk ka lënë pas vete as djalë vajzë. Thonë se nuk e ka lënë gruaja me u martua për së dyti. Turjakasit dhe të tjerët, Mahallën e Vogël, aty ka jetua Mulla Haliti, e quajnë edhe si Mahalla e Hoxhës.

 

Sanija shikonte nga dritarja Fangjet e Xhemajlisë së Brahim Agës dhe dushkajat në mes të Damanekit, Lubizhdës e të Vllashki Drenofcit. Pakë më larg shiheshin disa shtëpi, por nuk dalloheshin mirë. Ishin shtëpitë e mahallës së Lacëve në Vll. Drenofc. Aty i kanë shtëpitë Shahirat e Drenofcit, Salih Bajrami e Feriz Ali Ramadani- Krasniqi.

 

Ndërsa Sanija ishte zgjua herët, kusherirat e Sanijes flenin ende. Ato deri para ferkit të sabahit nuk kishin fjetur duke i bërë gjithfarë pyetje Sanijës. E pyesnin për Tiranën se si dukej qyteti, njerëzit e rrugët.

 -Po shtëpitë, a janë sikur këtu në Turjakë, pyste njëra nga qikat më të ndrojtura.

E Sanija, dëshironte të gjithave të iu përgjogjej. Sanija, oh si ndihej ajo, si një princeshë. Në dhomë nuk kishte orendi e as krevatë sikur në Tiranë por asaj i pëlqente kjo jetë e thjeshte. Dhoma ku kishte urdhërua e zonja e shtëpisë me fjet qikat, kishte të shtruar një qilim të madh, mbi kashtën qe kishin shtrua. Pra Sanija për herë të parë nuk do të flente në krevatin e saj të butë por në kashtë. Qikat kishin pasur qejf që Sanija të bjerë në mes e ato, 7 qikat e dy mbesat që kishin ardhur te dajat, shtyheshin se kush do të bjerë më afër tiranses. Të gjithat dëshironin të jenë sa më afër saj e ta pyesnin tiransen për jetën e saj.

Qikat (vajzat), në vendin ku do të flente Sanija, mbi kashtën e arave të Bratininit i kishin shtrua edhe një lëkurë të një dashi që e kishte prerë gjyshi kur kishte ardhur Shaban Polluzha, një shoq i gjyshit që thonin qikat ishte vrarë në luftë kundër shkaut. At lëkurë gjyshi nuk ia shtronte askujt, përvec miqëve por Sanijes, kish thënë vetë plaku: merreni e shtronja Sanijes se âsht gjak i joni ajo bijë. Ai kishte thënë se Sanija duhet të rrijë ketu e mos të shkoj më në Tiranë.

 

E zoja e shtëpisë, një plakë e mbajtur mire, kishte ardhur dy, tre herë në dhomë pa trokitur dhe iu kishte thënë qikave: -Fleni, Sanija âshte e lodhun!

Por Sanija nuk kishte gjumë, edhe ajo dëshironte ti dëgjoj kusherirat e veta që i tregonin për jetën në Turjakë dhe për dëshirat e tyre që kishin ….

Njëra nga kusherirat, Sevdija që dukej se ishte më e madhja i tha Sanijës se sivjet do të shkon nuse në Banjë, katund nja tri orë këmbë larg Turjakës. Sanija e pyeti: -A e ke parë djalin që do ta marrësh për burrë? -Jooooo! Marre âsht me e pa burrin para se me shkua nuse! Kam dëgjua se ai i ruan delet. Më shumë nuk di. Ndërsa e kishte ulur kryet dhe kërkonte nga Sanija një përgjigje. Sanija në fillim heshti por më vonë iu drejtua në sy Sevdijes: – A e ke dashur ndonjë djalë tjetër këtu në Turjakë? -Në Turjakë, ne nuk martohemi se është katund i vogël dhe me të gjithë njihemi por njëherë kur isha me babën në mal me marrë dru, e kam parë një djalë nga Panorci, i cili erdhi e i ndihmoi babës me e ngarkua kerrin me dru. Ishte i veshur mirë me tirq të ri, me një këmishë të pëlhurës e xhamadan të Gjakovës. Në kokë kishte kapuqin e bardhë që disa herë i ra në tokë, duke i bajtur drutë.Njëherë u afrova dhe ia dhash kapuqin në dorë e ai sikur më falenderoj pa më folur, vetëm me një të keshur. Ai ishte i fortë e i gjatë. Na ndihmonte. Vinte nga unë me krahun plot dru dhe sikur donte të më thoshte: -Edhe ty kam me të mbajtur në duar e nuk të lë me prek në dorë! Kështu kishte humbur vajaza në mendime dhe nuk dihej se ku ishte po mos ta kishte pyetur Sanija a ta kishte larguar nga ato mendime. -A e ka takuar ndonjëherë tjetër? -Po! Ishte një dasëm në Panorc dhe unë shkova bashkë me një qikë të Isni Hamzës sepse ajo i kishte dajat atje. Por këtu në dasma, vajazat nuk guxojnë me shkua vetë. Ato zakonisht i përcjell një plakë ose grua e vjetër që as me sy nuk mundet me i kqyr qikat ndonjë djalë se jo më ndejtur me to. Por Sevdija e dinte se ai djali do të vinte në shtëpinë ku ishin gratë dhe qikat, për ndonjë nevojë që kishin burrat. Ai merrte qepë, pasul, tlyen … e iu dërgonte “akqive”, gjellbërsëve që bënin ushqimin për dasmorët. Sevdija menxi kishte pritur ta shoh dhe në kohën kur ai donte të afrohej, erdhi një plakë e i tha djalit:- djalo, shka pa don k`tu, hec e mos eja më se ka gra të huja e qika të reja! Sevdija nuk kishte arrit ta shoh si duhet por shpresonte se do ta shoh apet (përsëri).

 

Sanija ishte e mahnitur nga kusherirat e saj se si ato i tregonin për jetën e tyre e për dashurinë e tyre që kishin.

Një tjetër, që Sanija nuk iu mbante emrat përmendësh se ishte nata e parë në Turjakë i tha Sanijës:- Unë isha duke korr grun në Grablishte që është afër shtëpive, te Seishta e Sadri Shaqës kur erdhi një djalë, isht djali i Zenel Smajlit dhe me kapuq në dorë siq ishte më buzëqeshi. Por unë nuk guxoja as kryet me e qu përpjet se isha me motrën dhe tre v`llazën.

E Sanijës këto copëza të tregimeve i dukeshin sikur ajo është në një botë tjetër, në botën e ëndrrave, në botën e cudirave. Dhe kështu, deri para mëngjesit Sanija kishte dëgjua kusherirat e saj lloj-lloj tregimesh.

Edhe Sanija iu kishte tregua për jetën e saj në kryeqytet, se si ajo shkon në kinema e shikon filma të dashurisë me shoqet e saja. -Në çdo mbrëmje dalim në korzë e shetisim, djem e vajza. Kusherirat nuk e kishin kuptua çka është “korza” por nuk kishin dashur ta ndërprejnë e të dinë sa më e të mësojnë sa më tepër për jetën në qytet. Ato nuk kishin parë kurrë qytet. As në Rahavec nuk kishin qenë dhe vazhdonte Sanija me iu tregua e shikimet e tjera plot zjarrë ishin drejtua te goja e Sanijes.

 Në shkollë ulemi bashkë me djem e liqenin që e kemi afër, lahemi e rrezitemi bashkë me djem të Tiranës. Qikat e Turjakës mbetën pa mend kur e dëgjuan se vajzat lahen në liqen cullak, vetëm me një “bez” të hollë që iu mbulonte pjesët ku nuk duhet të shiheshin dhe gjinjët.

E këtu në Turjakë, të gjitha qikat kishin kanë nga një shami në kokë e kanac, (një lloj përparëse të bardhë, zavijaq), edhe pse e kishin Mirushën, nuk guxonin me shkua me u la.  

Pastaj, Sanija iu tregoj se si janë rrugët e gjëra, të gjata e të drejta e në të dy anët ka pemë të mbjellura. Autobusi qarkullon ka në çdo 15 minuta. Vajzat turjakase nuk i kuptonin të gjitha fjalët por vetëm e shikonin dhe e dëgjonin Sanijen. “Qarkullonin”, ato nuk e kishin dëgjua në Turjakë.

Dikur vajzat kishin fjetur afër Sanijës e në mëngjes, Sanija ishte zgjuar më herët se kusherirat e tjea nga gëzimi që kishte për Turjakën, për lumin Mirusha e për Bjeshkët, për livadhet, fushat e për arat e arta. Por më shumë dëshironte ti njihte kusherirat e kusherinjët, farën e farefisin e Sylës.

-A mu nu qove Sani? A ke fjetur mirë? -A mos të ka hangër naj plesht dhe qysh po të doket k`tu te na? Sanija dëgjonte për herë të parë fjalë që kurrë s`i kishte dëgjua në Tiranë por ato sikur i pëlqenin e dëshironte që sa më shumë të dëgjoj tregime e ngjarje ….. për Turjakën, për gjyshën e për gjyshin dhe për babën Sylë.

 

Dikur i ra ndërmend pse kishte ardhur në Turjakë dhe sikur ia mori inat vehtes që ende nuk kishte kuptua asgjë dhe nuk dinte për “vëllain” e saj e as për babën.

Pa dashur e hapi qantën e madhe, një kufer me tesha dhe i pa se nuk i kishte të gjitha letrat që ia kishte dhënë nëna, Sieri.

Ajo mendoj se ato nuk ishin letra “të verteta” por si një ditar që kishte mbajtur nëna, Sieri, për dashurinë e saj me Sylën.

Sanija lexoj një letër të nënes që i kishte shkruajtur Sylës. Ishte një copë letër e shkurtër por shumë prekëse për Sanijën:

Te lutem, te dua shume !

Date 28 Maj …E hene

Deklarate

Me ke doje te ishe sot …duke zgjedhur nga gjithe bota mbare ?

-Me Sylën, me turjakasin.

Ku me ditur se kur ishte shkruar kjo letër pasi që viti kur ishte shkrua letra, nuk ishte.

Një tjetër letër që e lexoj Sanija, që as ajo nuk e kuptonte, pse nëna e saj i shkruante babait kështu, a mos dyshonte se ai ka ndonjë grua tjetër? ” “Eh more Sulo, ka gjithmon … ështe nje fenomen qe quhet ” Prania e te tjerave “, ështe ne anglisht se aty e kam lexuar “THE PRESENCE OF THE OTHERS”.

Ka gjithmone me mire a me kollaj, a me e re a me e ditur, a me e bukur”

 

 

I dashuri Sulo !

Kur shikoj fytyren tende atje ne mur …

Ty po te pres

 

I have got mail (Lumturohem)

Sapo u ktheva. Hengra dreke jashte shtepie

Tani jam e lodhur, kam 6 ore jashte. Oh sa me ka ka marre malli .

 

I rregullova flokët. I bera per ty.

Sa e bukur që je

Jooo! Jam derrkuce

Ti je me e bukura femer.

Hahahahahaha. Ti me do prandaj

Por vertet ke qendrim e pamje serioze por bukurine e ke te pakrahasueshme

 

 

Por kishte edhe momente kur Sier shpërthente edhe kundër Sulos e vetvehtes.

 

Nuk jam sot disponibel. nuk me pelqeu sjellja tende dje dhe nuk mund te jem ne dispozicion

per ty.

-Do te behemi si femi te lazdruar?

 

-Jo fare

As nuk do argumentoj asgje me ty. do te jem me e sinqerte

-Athere, ti mua me pelqen edhe athere kur me qorton.

-Me veten dhe do bej cfare te me teket. Kur te mos dua.

 

-Sier, une te dashuroj marrezisht ty.

 

 

-As mos e thuaj me kurre se nuk e besoj fare

Te me thuash, ti mua, brenda 2 oresh dy here qe jam i lodhur dhe jam e bindur qe kishe arsye te tjera. Nuk kam asnje deshire sot, ma hoqe dje

 

-Te dua ty!

 

Vetem shiko jeten tende,te lutem!

Nuk e bej dot! Ka dicka qe muk shkon

 

Une u sqarova.

 

Une nuk kam asnje pretendim nga ty … nuk me duhet vemendja tende kur nuk ke asgje tjeter per te bere dhe nuk kam besim tek ti!

Me dukesh qe ka dicka gjithmone qe nuk shkon apo nuk e thua tamam dhe prandaj nuk dua te harxhoj kohen time me ka mbetur pak kohe dhe kam shume miq perreth qe sillen mire e nuk me merzisin here pas here si ti prandaj nuk jam e nxituar

Jam me nje logjike te forte e te ftohte sot!

 

Dje ishte tere dita me ty.

Per te me thene dy here qe do iki

IK!!!

-Nese nuk ke besim ne mua, me  …! As une nuk te lutem. Heren e pare jemi ndare, jo mire e tash ndahemi si miq.

 

Vazhdon

 

 

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 30 maj 2018