Në Drenas caktimi i vizitave mjekësore tani mund të bëhet edhe përmes telefonit

30.05.2018 09:59:28
Komuna e Drenasit ka njoftuar se ka filluar zbatimi i pilot projektit për caktimin e vizitave mjekësore përmes telefonit.

Sipas njoftimit në ofrimin e këtyre shërbimeve punojnë katër Specialistë të Mjekësisë Familjare në QKMF-Drenas.

Njoftimi i plotë:

Filloi pilot-projekti për caktimin e vizitave mjekësore përmes telefonit

Informohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, se ka filluar pilot-projekti për caktimin e vizitave mjekësore edhe përmes thirrjeve telefonike, në numër të telefonit 045-730-379.

Me qëllim që të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit të kenë edhe këtë mundësi për ofrimin e shërbimeve shëndetësore më cilësore.

Në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për caktimin e vizitave mjekësore punojnë katër (4) Specialistë të Mjekësisë Familjare në QKMF-Drenas.