Ndalet Chelsea, vetëm barazim ndaj Burnley-t

12.02.2017 22:37:39

urnley ngadalëson hapin e Chelseat në Premier League-n angleze, teksa i mori barazimin 1-1 skuadrës së Antonio Kontes.

Gjithçka nisi në mënyrën më të mirë për londinezët që kaluan në avantazh që në minutën e 7’ kur Pedro Rodriguez mposhti portierin e Burnley.

U duk se Chelsea do ta kishte të lehtë marrjen e 3 pikëve, por Burnley iu kundërpërgjigj dhe shënoi golin e barazimit me Brady, i cili ekzekutoi saktë një goditje dënimi.

Burnley arriti të rezistojë mjaft mirë në pjesën e mbetur të ndeshjes, duke u konfirmuar si një prej skuadrave me rezultatet më të mira në sfidat që luan në fushën e saj.

Pas këtij barazimi, Chelsea vazhdon të jetë në pozita të forta në kampionat me 10 pikë më shumë se ekipet e tjera londineze Tottenham dhe Arsenal.