Ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në PKK-Vërmicë -Morine

31.03.2018 13:33:38
Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar se sot me datën 31.03.2018 rreth orës 11:20 përkohësisht është mbyllur Pika Kufitare në PKK Vërmicë –VKK Morinë nga Autoritet e Shqipërisë.

Ndalimi i qarkullimit nga autoritetet e Shqipërisë, sipas tyre është bërë për arsye të protestës që po mbahet nga qytetarët në afërsi të tunelit të Kalimashit, dhe në pa mundësi për të lëvizur automjetet dhe për shkaqe të sigurisë së qytetarëve nuk po lejohet qarkullimi-hyrja e mjeteve në Republikën e Shqipërisë deri në një vendim tjetër.