Në 24 orët e fundit, 67 aksidente rrugore

25.08.2016 11:58:34

Sipas raportit të 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës, në territorin e Kosovës kanë ndodhur 67 aksidente rrugore.

Nga 67 aksidente, 18 prej tyre kanë qenë me të cilësuara me lëndime, ndërsa 49 prej tyre pa të lënduar.

Gjithashtu, në bazë të këtij raporti mund të thuhet se Policia e Kosovës ka qenë mjaftë dorëlëshuar gjatë ditës së djeshme, ku janë shqiptuar gjithsej 1124 tiketa trafiku.

Si pasojë e kundërvajtjeve në trafik, 27 persona kanë qenë në mbajtje dhe 27 të tjerë janë arrestuar.