Në Ferizaj, ​130 të shëruar, vetëm 9 raste aktive

20.06.2020 21:45:47

Në Ferizaj sot janë shëruar 7 pacientë me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i ri.

Një njoftimin e Komunës bëhet e ditur se deri më tani janë shëruar 130 pacientë ndërsa vetëm 9 raste kanë mbetur aktive.

“7 ferizajas të shëruar nga COVID-19 e zero raste të reja! Nga njoftimet e IKSHPK-së bëhet e ditur se nga rezultatet e marra kemi edhe 7 ferizajas të shëruar që çon në 130 numrin e të shëruarve duke mbetur edhe 9 raste aktive. Shërim te shpejt të infektuarve tjerë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.