Në Podujevë, Prizren e Rahovec, burrat rrahin gratë!

07.01.2017 17:12:33

Dje në Podujevë, një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Gruaja ka pranuar ndihmë mjekësore.

“Nuk raportohet për te arrestuar. Me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedure te rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Në Prizren, po ashtu viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikim të alkoolit , është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Policia ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe se e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Njësiti policor ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me 10 fishekë. Nuk raportohet për të arrestuar, por me urdhër te prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Mbrëmë rreth orës 18:00, në Rahovec, në rrugën “Milazim Isma”, një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Edhe ajo ka pësuar lëndime trupore dhe rasti shkon në procedurë të rregullt