Në Prishtinë arrestohet për para të falsifikuara

10.12.2016 16:07:38

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti në një lokal ka përdorur shtatë kartëmonedha prej 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur edhe dy kartëmonedha prej 100 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Monedhat e dyshuara 9×100 euro janë konfiskuar, ndërsa, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.