Në Samitin e Partive Popullore Evropiane në Bullgari, pjesëmarrëse edhe Lidhja Demokratike e Kosovës

16.05.2018 10:05:15

 

LDK e përfaqësuar nga nënkryetari Lutfi Haziri dhe dhe antari i kryesisë  Arban Abrashi, sot është e pranishme në Samitin e Partive Popullore Evropiane në Bullgari.

Nënkryetari, z. Lutfi Haziri dhe  z. Abrashi do të zhvillojnë  disa aktivitete dhe do të kenë takim me Presidentin e EPP-së, z. Joseph Daul,

Postimi i plotë i LDK – Zyra për Informim:

Sot, po mbahet Samiti i Partive Popullore Evropiane në Bullgari, ku të pranishëm janë nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, z. Arban Abrashi.

Ky takim po përqëndrohet në përgatitjet për Samitin e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa, z. Haziri dhe z. Abrashi do t’i zhvillojnë disa aktivitete dhe do të kenë takim me Presidentin e EPP-së, z. Joseph Daul, për të cilat aktivitete do të ju njoftojmë gjatë ditës.

Në ndërkohë lajmi do të jetë i plotësuar me foto.

LDK – Zyra për Informim