Shkodra është tronditur sërish ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë. Një fëmijë 5-vjeçar raportohet të jetë mbytur në ujërat e lumit Kir.
Nga të dhënat paraprake mësohet se kanë qenë kalimtarët e rastit, të cilët kanë gjetur fëmijën dhe kanë njoftuar më pas familjarët.
Ai ka qenë duke luajtur buzë lumit dhe dyshohet se pasi ka rrëshkitur, rrjedha e lumit e ka marrë me vete.
Fëmija është nxjerrë nga uji pa shenja jete.









































