Në veri të Mitrovicës të shtëna me armë

13.09.2016 10:39:47

Një person është plagosur mesnatën e së hënës pas të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në veri të Mitrovicës, transmeton Klan Kosova.

“Mbrëmë në orën 1 e 20 minuta pas mesnate është informuar policia se në rrugën “Kral Petar” në afërsi të një fast food-i ka pasur të shtëna dhe përdorim të armëve të zjarrit.  Në këtë rast një person ka pësuar lëndime që ishin shkaktuar nga arma e  zjarrti dhe u transferua në qendrën mjekësore për t`iu  ofruar ndihma mjekësore”, tha për ‘Kossev’ Zheljko Bojiq shef i operativës në policinë e Kosovës në veri.

Portali ‘Kossev’ raporton se dy të dyshuar në këtë rast janë arrestuar, ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarit të tretë.