Nenad Rashiq për murin në Mitrovicë: Nuk kam koment!

13.12.2016 18:20:52

Gjatë javës së kaluar me iniciativën e serbëve në veri të Mitrovicës filloi ndërtimi i një muri.

Ky muri ngjalli debat të ashpër jo vetëm në Kosovë dhe Serbi, por edhe në Bashkimin Evropian, bile të tri palët dhanë deklarata të ndryshime në lidhje me ndërtimin dhe funksionin e murit.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë thënë se kjo “vepër e shëmtuar ndarëse” është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve në atë regjion.

Sipas palës kosovare tyre ky muri do të hiqet, shumë shpejt, shkruan lajmi.net.

Por në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka thënë se muri që po ndërtohet nuk do të rrënohet, pasi sipas tij në takimin me pjesëtarët e Qeverisë së Kosovës dhe BE-në, ata janë marrë vesh vetëm për ridizajnimin e murit.

Më pas deri edhe deklarata e Bashkimi Evropian e cila thoshte se muri është pjesë e projektit të Brukselit për rivitalizimin e urës së Ibrit dhe do të shërbejë si shkallë për lidhjen e unazës së komunikacionit me zonën e këmbësorëve.

Por, për këtë çështje kryetari i Partisë Demokratike Progresiste serbe (PDS), Nenad Rashiq, pjesë e Listës Serbe, nuk ka dashur të shprehet në lidhje me këtë situatë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, tha për lajmi.net se nuk ka asnjë koment për ndërtimin e murit në Mitrovice.

“Nuk kam koment për këtë çështje”, u shpreh Rashiq.