Theu rregulloren, policia tërheq gruan zvarrë nga aeroplani (Video)

13.12.2016 18:19:37

Ky është momenti shokues kur policia tërheq zvarrë një grua nga aeroplani, pasi kjo e fundit nuk ndoqi procedurat e duhura para se të hipte në bord, sipas CBS.

Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, refuzoi të largohej nga fluturimi 2038 i Delta në Aeroportin Metropolitan të Detrot, para se të nisej për në San Diego mëngjesin e së hënës, tha një zëdhënëse e Delta.

Sipas Rene deLambert, ajo kaloi agjentin e portës hyrëse dhe nuk bëri check in-in, raporton FOX. Ndërkohë Erica Donerson, gjithashtu zëdhënëse e linjës ajrore Delta, tha se pasagjerja nuk iu bind rregullave të kontrollit të bagazheve, transmeton oranews.

Më pas, gruaja, e cila nuk dihet nëse u dëmtua, u arrestua për thyerje të rregullores së aeroportit. Video e incidentit është publikuar nga blogeri Renes Points.