Nesër diskutohet për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

13.11.2017 14:28:04

Një sesion i Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mblidhet nesër në Nju Jork për të diskutuar raportin e Sekretarit të Përgjithshëm për punën e UNMIK-ut nga 16 korriku deri më 15 tetor.

Serbia do të përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq. Në fjalimin e tij, ai do t’i drejtohet raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi punën e UNMIK-ut gjatë periudhës raportuese dhe do të paraqes vlerësimin e Beogradit në lidhje me situatën aktuale në Kosovë.

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteres nesër në Këshillin e Sigurimit do të paraqitet nga Përfaqësuesi i tij Special në Kosovë, Zahir Tanin.

Në raportin e tij i cili u botua më pare, Guteres përsëriti rëndësinë e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës duke theksuar rëndësinë e zbatimin të marrëveshjeve të arritura në vitin 2013