Nesër në ”Mirmëngjesi Kosovë” do të flitet për 47 vjetorin e UP-së

14.02.2017 23:55:14

Nesër në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, do të diskutohet për disa tema, për të cilat do të flasin mysafirët e ftuar.

Për të folur për “Portalin për video youtube”, është i ftuar Agon Ballabani, ekspert i teknologjisë.

Ndërkaq për shënimin e 47-vjetorit të Universitetit të Prishtinës, do të flas Marjan Demaj, rektor i UP-së.

Kurse për “Arkivimin dhe qasjen në të dhënat parësore në shkencat shoqërore”, do të flas Arben Hajrullahu – Qendra për Kurajë Politike (CPC).

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, çdo herë i kushton rëndësi edhe librit dhe kulturës. Për këtë do të flas Munish Hyseni – drejtor i Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”.