Nesër shi e borë në Kosovë

06.04.2021 15:19:12

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin në dy ditët e ardhshme.

Siç njofton IHMK, të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

Ndërsa, të enjten parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.