New York Times prezanton Kosovën si vend për t’u vizituar

23.10.2016 21:01:48
E përditshmja më e madhe në botë, New York Times, në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ka ftuar vizitorët nga e gjithë bota që ta vizitojnë Kosovën.

Në këtë llogari, nytimestravel, janë rreth 260 mijë ndjekës, derisa ka fotografi nga të gjitha vendet më mbresëlënëse në botë, shkruan lajmi.net.

Në fotografinë e postuar sot, është prezantuar Manastiri i Deçanit, duke e përshkruar atë si njërin nga manastiret në Kosovë.

Sigurisht, as kjo fotografi nuk ka mbetur pa u komentuar politikisht nga komentuesit serbë, por ka pasur edhe komentues nga Kosova që kanë bërë thirrje që të vizitohen bukuritë e vendit tonë.

nju-jorka