Ngjarje e rëndë në Shqipëri, dy të rinj humbin jetën pas rrëzimit në greminë

23.02.2019 21:26:25

Dy të rinj janë gjetur të pajetë në fshatin Buzhalë të Pukës.

Ata gjendeshin prej dy ditësh në stane, me bagëti, e për fat të keq nuk kanë mundur të kthehen në shtëpi.Edhe pse shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tyre janë ende të paqarta, teksa nga policia nuk jepet ende asnjë informacion, dyshimet e para të çojnë te rrëzimi i tyre në greminë si pasojë e erërave të forta.

Pritet tashmë ndërhyrja e policisë dhe ekspertëve mjekoligjorë për të mësuar detaje të mëtejshme, sikurse edhe identitetin e dy të rinjve.

Problematikë në zonë mbetet komunikimi, për shkak se nuk ka mbulim me valë telefonike.