Ngrihet në këmbë Ziadin Sela, ndjehet më i fortë se kurrë më parë (Foto)

03.05.2017 16:34:28

Lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela çohet në këmbë më i fortë se asnjëherë më parë. Siç ka arritur të sigurojë portali TetovaSot fotografi nga Spitali i Tetovës, Ziadin Sela shihet duke biseduar me miqtë dhe mjekët i ulur në karrige ku gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar aq shumë sa që shumë shpejt do të jetë ballë maqedonaseve në Parlamentin që tani falë tij flet edhe shqip.

Ziadin Sela është deputeti i cili natën e 27 prillit pësoi më shumë nga huliganët maqedonas që e goditën me mjete të forta ku i shkaktuan lëndime në kokë dhe trup. Sela u tërhoq zvarrë nga huliganët duke e mbajtur edhe peng ku më pas ekipet mjekësorë e kanë veshur me bluzë tjetër duke e maskuar për ta nxjerrë jashtë Kuvendit për të transferuar në Spitalin e Shkupit.

Dhuna e huliganëve maqedonas u bë kur shumica parlamentare në Maqedoni votoi deputetin e BDI-së, Talat Xhaferin si krye parlamentar të ri shqiptar ku në mesin e tyre u lënduan shumë deputet, punonjës administrativ të Kuvendit dhe gazetarë.