Nishani uron Tusk për rizgjedhjen në krye të Këshillit Evropian

10.03.2017 23:39:11

Kreu i shtetit, Bujar Nishani uron Donald Tusk me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të presidencës së Këshillit Europian. Në mesazhin e urimit, kreu i shtetit shqiptar shpreh mirënjohje për punën që Tusk ka bërë në proceset integruese të Shqipërisë.

“Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe që i keni dhënë procesit të integrimit evropian për vendin tim dhe vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ashtu siç e kam theksuar edhe në takimet e veçanta me ju, integrimi evropian mbetet alternativa e vetme dhe projekti më madhor i shqiptarëve, ndaj dhe ju siguroj se jemi të vendosur për të vijuar përpara në këtë drejtim, si në aspektin e reformave të brendshme ashtu edhe në kuadrin e bashkëpunimit rajonal”- thuhet në msazhin e presidentit Nishani.

Donald Tusk u rikonfirmua President i Këshillit Europian një ditë më parë.