Një 69-vjeçar vret veten me armën e gjahut në Elbasan

15.05.2017 09:27:50

Një 69-vjeçar, banues në lagjen “5 Maji” në Elbasan, ka vrarë veten me armën e gjahut, në kushtet e depresionit.

Shtetasi me iniciale P.Z. u vetëplagos në shtëpinë e tij.

69-vjeçari u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spital, por më pas ka ndërruar jetë.