Një ditë pas takimit Putin-Biden, Rusia del me kërcënimin e papritur: Kjo është ‘vija e kuqe’

17.06.2021 16:24:11

Rusia ka dhënë sinjale kërcënuese një ditë pas takimit Putin-Biden në Gjenevë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se për Rusinë vija e kuqe është anëtarësimi i Ukrainës në NATO.

Reuters raporton se për Peskov, samiti përgjithësisht ishte pozitiv por Rusia ngelet e shqetësuar që mund të ketë plan veprimi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Rusia dhe Ukraina janë në konflikt që nga aneksimi i Krimesë. Luftime të mëdha bëhen në Donbas herë pas here nga të dyja palët.