Një e vdekur, në aksidentin e ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Podujevë

02.07.2017 17:49:59

Një femër 45-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën Mitrovice- Podujeve, në zonën e njohur si “Tuneli i Parë”.

Në këtë aksident ishte përfshirë veç një veturë që kishte humbur kontrollin, për çka del nga rruga dhe rrotullohet.

Përveç viktimës, me këtë rast lëndime kanë pësuar edhe dy persona – drejtuesi dhe një pasagjer që po trajtohen në Spitalin rajonal të Mitrovicës.

Trupi i pajetë i 45-vjeçares i është dorëzuar familjarëve.