“Sikur Urgjenca të ishte afër, pushuesi nga Kosova do të ishte gjallë” (Video)

02.07.2017 19:00:49

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik në Tale të Lezhes mungon shërbimi i Urgjencës. E vetmja mundësi për turistët mbetet Spitali i qytetit, që ndodhet 18 kilometra larg bregdetit.

Për pushuesit, ky shërbim mbetet thelbësor në një kohë kur temperaturat janë tepër të larta dhe bregdeti i Tales është shumë i frekuentueshëm.

Viktima e parë e kësaj largësie ishte një pushues nga Kosova.

Disa tregojnë se si 46-vjeçari nga Kosova nuk arriti të marrë ndihmën e parë dhe humbi jetën gjatë rrugës për në spital.

Ndonëse sezoni turistik po i afrohet kulmit, Drejtoria e Shëndetit Publik në Lezhë ende nuk ka afat se kur mund shërbimi i Urgjencës në këtë zonë bregdetare