Një person i gjinisë femërore dyshohet se është vetëvrarë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, konkretisht në lagjen “Mati1”.
(I plotësuar 14:10)– Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për lajmi.net e ka konfirmuar rastin e hedhjes së një femre nga ndërtesa.
“Rreth orës 12:00 kemi marr informatë se në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, një person i moshës se re, femër ka rënë nga një ndërtesë dhe është dërguar në QKUK”, u shpreh ajo.
Sipas Ahmetit, nuk dihet nëse personi ka ndërruar jetë.
Lajmi.net ka tentuar të kontaktoj në QKUK, mirëpo ka qenë i pamundur një kontakt i tillë.
Vetëvritet një person në Prishtinë? (Foto)
Një person i gjinisë femërore dyshohet se është vetëvrarë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, konkretisht në lagjen “Mati1”.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marr më rastin, raporton lajmi.net.
Nuk dihen detaje të tjera, mirëpo lajmi.net do ju mbaj të informuar rreth këtij rasti.