Një fotografi tjetër e luftës së përgjakshme në Siri po bën xhiron e botës (Foto)

19.08.2016 23:48:08

I shtrirë në krahët e babait i cili nxiton ta dërgojë në spital për tretman pas sulmeve ajrore në Aleppo, një tjetër viktimë e luftës së përgjakshme në Siri po shokon botën.

Ende pa u bërë 24 orë nga fotografia e sirianit 5-vjeç, i cili po qëndronte i traumatizuar në autoambulancë i mbuluar me pluhur dhe gjak pas sulmeve ajrore në Aleppo, është shfaqur një imazh tjetër shokues i ngjashëm me atë të Omranit të vogël.

Një fotografi që është duke bërë gjiron e botës, shihet një burrë duke vrapuar nëpër rrugë me shpresë se do të arrijë të shpëtojë foshnjën e tij të lënduar,të cilën po e mbante në duar dhe që kishte nevojë për intervenim urgjent mjekësor.