Një i dehur kërcënon policët në Pejë, i dehuri tjetër tenton t’i korruptojë ata në Graçanicë

05.02.2017 16:36:02

Një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti, në gjendje të dehur ka tentuar që me veturën e tij t’i shmanget patrullës policore, e cila i kishte dhënë urdhër për ndalje.

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë. I dyshuari gjithashtu ka kërcënuar zyrtarët policorë. Në konsultim me prokuronin, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në fshatin Llapnasellë të Graqanicës, gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij në gjendje të dehur, për t’iu shmangur dënimit për kundërvajtje në trafik u ka ofruar zyrtarëve policorë mito në shumë prej 50 eurove.

I njëjti është mbajtur në stacion derisa është këndellur dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.