Një muaj paraburgim për femrën që ushtroi dhunë në familje

09.05.2020 14:54:28

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, kundër të pandehurës SH.M. për shkak se ka kryer veprën penale ‘dhunë në familje’.

Sipas komunikatës, të pandehurës SH.M. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri e pandehura SH.M. mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale dhe të ndikoj në të dëmtuarin – vëllain e saj, pasi që e njëjta në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarit.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.