Një pejane 68-vjeçare humb jetën në Shëngjin

08.07.2017 22:20:28

Një tjetër pushuese nga Kosova ka humbur jetën në bregdetin shqiptar.

Në njoftimin e policisë thuhet se 68-vjeçarja K.V nga Peja ka humbur ndjenjat menjëherë sapo është futur në ujë dhe se pavarësisht ndihmës së shpejtë ajo është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Gruaja nga Kosova ishte për pushime në Shëngjin. Në Spitalin Rajonal të Lezhës ku është dërguar për mjekim, K.V. ndërron jetë.