Një person ndërron jetë në Angli, pasi kamioni tij përplaset me disa makina dhe me një shtëpi

14.09.2020 15:01:50

Një shofer kamioni ndërroi jetë në Angli ndërsa disa të tjerë mbetën të lënduar pasi automjeti i tij që bartte mbeturina u përplas me makinat e parkuara, para se të përplasej edhe në një shtëpi.

Sipas medieve të huaja, një fëmijë 11 vjeç u dërgua me urgjencë në spital pas gjendjes së rëndë, ndërsa e gjithë ngjarja thuhet të ketë ndodhur në lagjen Kidbrooke në Londër.

Shoferi u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes dhe dy të tjerë u dërguan në spital. Njëri prej tyre më pas u lirua nga trajtimi.

Pamjet tronditëse tregojnë kamionin dhe makinat e ‘copëtuara’ përgjatë rrugës.

Vëzhguesit okularë thonë se kamioni u përplas me makina të tjera.