Zemaj: Numri i rasteve me COVID-19 është në rënie, por duhet të kemi kujdes

14.09.2020 15:31:22

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ka një ulje të rasteve të infeksionit, e po ashtu edhe rasteve spitalore.

Por ai ka bërë thirrje që të vazhdojë respektimi i masave që të mos ketë rritje të infeksionit.

Zemaj gjatë konferencës për media ka thënë se ky vit shkollor po e gjen Kosovën me një ulje të rasteve të infeksionit.

“Ky rifillim i pjesërishëm i vitit shkollor konsiston me situatën epidemiologjike. Më lejoni të them se i urojmë gjithë fëmijëve, prindërve, mësimdhnësve punë të mbarë, në një situatë që kërkon përgjegjësi , disiplinë, por mbi të gjitha përkushtim në zbatimin e masave, rekomandimeve, udhëzimeve edhe porotokolleve të miratuara që janë obligative për të mos u rritur rastet dhe të kemi raaste me fatalitet”, ka thënë Zemaj.

“Kemi rënie të rasteve të infeksionit, lehtësim të madh të rasteve spitalore, kemi frymëmarrje të lehtë të shërbimeve e që ofron personeli shëndetësor”, shtoi ai.

Zemaj, ka thënë se brenda 3-4 ditëve do të fillojë ngritja e kapaciteteve të testimit për COVID-19.

Ai ka thënë se janë vendosur dy aparatura të reja PCR në IKSHPK dhe një në Graçanicë. Po ashtu ka treguar se janë shtatë aparatura tjera që duhen të licencohen.

“Plani i veprimit ka filluar së zbatuari më 28 korrik. Dje janë vendosur dy aparatura të reja PCR në IKSHPK dhe një në Graçanicë. I kemi edhe 7 aparatura tjera që duhet të licencohen. Brenda 3-4 ditëve dot ë fillojë ngritja e këtyre kapaciteteve të testimit.