Një person në Fushë Kosovë ka ndërruar dje jetë në rrethana tragjike.
Viktima e gjinisë mashkullore, sipas policisë ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit që kishte kapluar një pjesë të dhomës së tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.