“Njeriu-rrush”: Ka qindra tumore, njerëzit ikin nga ai (Foto, +16)

11.02.2017 19:22:08

Emrin e ka Sudjaj. Është 69 vjeç, ndërsa të tjerët ia kanë vënë nofkën ofenduese: njeriu-rrush. Kjo për faktin se ka tumore në formë kokrre që ia mbulojnë tërë trupin.

Pensionisti nga Tajlanda këtë sëmundje e ka me vite. Thotë se refuzon ta lëshojë shtëpinë, sepse njerëzit kanë frikë nga ai.

Familja e tij ishte e varfër dhe nuk kishte para të paguante për shërimin kur ai ishte i ri. Mjekët kishin vërejtur me kohë çrregullimin që shkakton tumore në sistemin nervor. Ai tash i ka qindra të tillë.

“Ndonjëherë situata nuk është aq serioze dhe njerëzit mund të bëjnë jetë normale. Por, në rastin e tij tumoret e pengojnë shumë”, thotë mjeku.

Fatkeqësisht, edhe vajza e tij 36-vjeçare ka simptoma të tilla, ndërsa i vetmi që siguron para për familjen është i biri. Sudjaj lutet që dikush ta ndihmojë së paku vajzën që sëmundja të mos arrijë në nivelin e tij.