Njihuni me historinë rrëqethëse të burrit që i kaloi 25 vite prapa grilave, pa kryer kurrfarë krimi (Foto/Video)

02.06.2017 17:44:33

Zyra e Prokurorisë së Shtetit për qarkun Wayne në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar sot se ka tërhequr të gjitha akuzat kundër Desmond Ricks nga Detroiti, i cili i ka kaluar 25 vite në burg për një vrasje për të cilën ai pretendon se policia ia kishte falsifikuar provat, duke ia marrë revolen e nënës të cilës ia ndërruan plumbat me disa tjerë, shkruan AP.

 

“Shpresoj që do të kënaqeni në liri”, i ka thënë gjykatësi Richard Skat, 51-vjeçarit Ricks pas përfundimit të seancës dëgjimore që zgjati vetëm disa minuta.

Raportohet se analizat e kryera tek dy plumbat që kanë vrarë viktimën, kanë treguar se ata nuk përshtaten me revolen e cila në vitin 1992 ishte prezantuar në gjykatë si arma me të cilën është kryer vrasja.

Ricks ishte akuzuar për vrasjen e mikut Gary Benet pranë një restoranti në Detroit, dhe është dënuar me 32 vite heqje lirie.

Siç raporton AP, Riks është liruar gjatë javës së kaluar, kurse sot gjykata ka njoftuar se nuk do të ketë rigjykim tjetër kundër Ricksit.

“Nuk kam kohë të jem i nervozuar apo i tërbuar. Thjesht dëshiroj ta jetojë jetën në maksimum”, ka deklaruar Ricks brenda sallës që ishte e mbushur me anëtarët e një grupi të studentëve të Fakultetit Juridik nga Universiteti i Michiganit.

Ky grup i studentëve në kuadër të hulumtimeve të rasteve që pretendojnë së janë gjykuar padrejtësisht kishin kërkuar që të rihapet rasti i Ricksit, pasi ishin shfaqur fotografitë e plumbave me të cilat ishte vrarë Benet, por që nuk ishin përshtatur me kalibrin e plumbave që ekspertët i kishin gjetur në skenën e krimit 25 vite më parë.