Numrime e çnumrime votash kaq gjatë, pse?

15.11.2019 23:29:25
Nga Skënder MULLIQI
Numrime e çnumrime votash kaq gjatë pse? Dhe, në interesin e kujtë po bëhën gjithë këto malverzime politike? E tash dikush do të pyes , a mos dikush nga garda e vjetër politike ka duar në gjitha këto? Në gjithë këtë stërgjatje kohe për ta formuar qeverinë e re LDK dhe LVV.Vërtetë të gjithë u gëzuam së zgjedhjet kaluan mirë, por ja që dikush po dëshiron ti prishë ato ?! KQZ-ja shumë kush ka menduar së do të mbetet e pa ndikuar nga politika, por shihet së nuk po del bash ashtu. Këto veprime po bëhën ndër të tjera edhe për ta futur si “spicë rrote” partitë e Limajt e Pacollit në pushtet. Nuk i duhen vendit njerëzit pa elan, pa energji, të paditur politikisht. Nuk i duhen vendit ata që nuk punuan për shtetëndërtim dhe mirëqenje. Si të përparon shteti, si të zhvillohet më pushtete që rininë e lan pa përspektivë… Kosovës i duhen njerëzit që i japin kuptim jetës, njerëzit të cilët e duan dhe respektojnë shtetin e tyre. njerëzit të cilët krijojnë kushte dhe siguri për të gjithë.E atëherë, nuk do të kemi ikje masovike jashtë shteti. Por, do të këmi kthim të atyre të cilët janë larguar nga papërspektiva e krijuar që shumë vite në Kosovë. Porosia është e qartë : aty ku ka paqë , siguri, shpresa… njerëzit nuk mendojnë të largohën nga vatrat e tyre shekullore.Kosova fatkeqësisht, nuk pati investime në prodhim, nuk ka fabrika, industri … as teknologji të lartë për shkenctarë, hulumtues, ingjiniere…Jemi mbërthyer në tregti e punë tjera të paqendrueshme dhe të pa planifikuara nga qeveritë.Dhe, shteti nuk ka pastaj kapacitete për të punësuar të rinjët.Mbetet kështu përshtypja së njerëzit që ishin në pushtet, nuk kasavetohen për qytetarë të cilët kësaj radhe votuan për ndryshime pozitive. Nuk kemi nevojë për ndryshime momentale të situatës , por për ndryshime substanciale në staza të gjata.Na nevoitet ambient i ri politik, pa poltronizem, ambient i njerëzillëkut, ndërshmerisë, profesionalizmit…Ta ruajmë tradicionalën më vlera historike.Zotëri të nderuar jepuni rastin njerëzve të rinjë që do të na sjellin rezultate në të gjitha segmentet e jetës dhe të punës.Tu jepët rasti atyre që e kultivojnë demokracinë ,më ata të cilët neser do të krenohemi. Apsurditetet dhe jeta e keqe që po e bëjnë shumica sot, nuk na duhen.Monopolizimet të zëvëdësohen më alternativa të reja.Metodat dikatoriale në udhëheqje, në punësime… janë metodat më primitive . Më kaq shumë probleme të grumbulluara nuk do të kemi mundësi më u inkuadru në BE.Sa më shpejt që ta kuptojnë ata që për 20 vite ishin në pushtet, aq më mirë do të jetë për vet ata, dhe për qytetarët. Për një Kosovë të prosperuar do të duhej të angazhohemi të gjithë…