Obama tha se para se të jenë demokratë apo republikanë, janë amerikanë

09.11.2016 19:07:54

Presidenti i Amerikës, Barack Obama ka mbajtur fjalim në Shtëpinë e Bardhë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve ku fitues ka dalë Donald Trump.

Obama ka thënë se ata janë amerikanë para se të jenë demokratë apo republikanë. “Ne jemi para se gjithash amerikanë, jemi patriotë”, ka thënë Obama, transmeton lajmi.net.

Obama në këtë konferencë ka dalë bashkë me nëpresidentin, Joe Biden.

“Nuk është sekret se unë dhe Trump kemi dallime në qëndrime, por të kujtojmë se edhe më Bush para tetë viteve i kisha disa dallime”, ka thënë ai, duke thënë se tranzicioni i pushtetit tash është thelbësor dhe këtë duhet t’ia tregojmë edhe botës.

Obama tutje ka thënë se ka folur qysh mbrëmë me Trumpin dhe i ka uruar atij fitoren. “Suksesi i Trumpit nënkupton bashkim dhe ecje përpara të vendit tonë”, tha ai, duke shtuar se ka folur edhe me Hillary Clintonin, që ai i referohet si sekretare.

“Besoj shumë se ajo dhe presidenti Clinton do të vazhdojnë të punojmë për njerëzit”, tha ai, duke shtuar se Hillary ishte e jashtëzakonshme në të gjitha funksionet e deri tashme. /Lajm.net/