Kryeministri Mustafa priti në takim shefin e OSBE-së në Kosovë

09.11.2016 19:09:46

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu.

Siç njofton Zyra e kryeministrit, kryeministri Mustafa pasi e njoftoi ambasadorin Braathu për progresin në Kosovë, e falënderoi për përkrahjen e OSBE-së dhe mbështetjen e tij personale për proceset në vend, transmeton KosovaPress.

Kryeministri Mustafa, po ashtu theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim të mëtejmë në avancimin e proceseve, ku mbështetja e OSBE-së është mjaft e rëndësishme.

Shefi i Misionit të OSBE-së, ambasadori Jan Braathu, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejme të OSBE-së për proceset zhvillimore.

Kryeministri Mustafa dhe ambasadori Braathu biseduan edhe për zhvillimet tjera në vend dhe mundësitë e avancimit të bashkëpunimit dhe progresit në shumë fusha.