OSBE largon drejtorin rajonal të Mitrovicës

26.11.2016 12:21:58

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka larguar drejtorin Qendrës Rajonale të OSBE-së në Mitrovicë, Paolo Raffone në mënyrë të papritur nga misioni.

Burime të Veriu.info nga OSBE-ja bëjnë të ditur se drejtori Raffone që nga fillimi i këtij muaji është larguar nga pozita e tij dhe nuk gjendet më në Kosovë.

“Ka më shumë se dy javë që shefi nuk ka ardhur në punë. Në vend të tij e kanë dërguar drejtor maqedon me emrin Ilija Bundaleksi. Askush nuk e dinë pse ka ndodhur kjo”, thotë një burim i Veriu.info nga qendra e OSBE-së në Mitrovicë.

Veriu.info ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e OSBE-së në Kosovë, Senad Shaboviq, i cili fillimisht pas marrjes së pyetjes ka thënë se ato i ka përcjellë në qendër për të marrë përgjigje, ndërsa pas disa orës ka kthyer përgjigje duke thënë: “Ne nuk i komentojmë çështjet e brendshme të misionit”.

Sipas burimeve të mirë informuara me procesi, OSBE e ka larguar drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së në Mitrovicë, Paolo Raffone, për shkak të presionit të madh të lobit serb, të cilët e kanë akuzuar se ka krijuar raporte shumë të afërta me shqiptarët.

Përndryshe, tashmë ish drejtori Raffone është shquar për raporte korrekte me institucionet e Kosovës, madje ai përveç komunave ta rajonit të Mitrovicës, herë pas herë vizitonte edhe komunat tjera, siç është rasti edhe me vizitën e tij në komunë e Podujevës, ku ishte pritur nga kryetari Agim Veliu. Madje, Raffone gjatë muajit të Ramazanit kishte marrë pjesë edhe në një iftar të organizuar nga presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. Përderisa organizata e OSBE-së nuk e njeh pavarësinë e Kosovës