Ostreni: Duhet të analizohet pse shqiptarët votuan për LSDM-në

11.02.2017 19:44:36

Lideri i partisë Uniteti Gzim Ostreni, në emisionin Studio e Hapur në gjuhën shqipe në TV NOVA ka pohuar se pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shqiptarët seriozisht duhet të ulën dhe të analizojnë pse 45 mijë apo 70 mijë shqiptarët votuan për LSDM.

“Ne akoma si Shqiptarë nuk jemi ulë dhe seriozisht të bisedojmë dhe analizojmë a thua pse shqiptarët në këto zgjedhje votuan për LSDM. Ishte oferta megallomane e cila u bë nga ana e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, apo thjeshte dështimi i subjekteve politike shqiptare vizavi interesave të shqiptarëve”, deklaroi Ostreni.