Pa u formuar Asociacionin i Komunave Serbe, nuk ka vazhdim të dialogut

18.11.2017 12:36:30
 Aleksandra Joksimoviq, drejtoreshë e Qendrës për Politikë të Jashtme, ka thënë se Bashkimi Europian është i vetëdijshëm se nuk mund të ketë vazhdim të dialogut mes Kosovës e Serbisë pa realizuar marrëveshja e arritur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Joksimoviq për RTS-në ka thënë, se zyrtarët e BE-së janë të interesuar të respektohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, andaj kërkojnë që të formohet AKS.

“Çështja e Asociacionit të Komunave Serbe është një nga elementet thelbësore të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka thënë se Kosova po e shmang formimin e AKS-së, gjë që po e shmangë edhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.